Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona, në dy aksione të ndara, ku janë sekuestruar mbi 25 kilogramë marihuanë dhe rreth një kilogramë kokainë, shkruan Reporteri.net.
Kjo sasi është sekuestruar në rastin e parë, ku janë arrestuar tre shtetas kosovarë.
“Njësitet policore në cilësi të provave materiale kanë sekuestruar edhe dy vetura dhe tre telefona celular. Vlera e substancës narkotike arrin shumën prej mbi 45 000 euro. Dyshohet se një pjesë e drogës kishte destinim tregun vendor përderisa pjesa tjetër tregun e jashtëm”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, në rastin e dytë është arrestuar një person dhe është sekuestruar një sasi prej mbi një kg, të substancës narkotikeve të llojit kokainë. Vlera e drogës në këtë rast arrin shumën mbi 50 mijë euro.
“Po ashtu në cilësi të provave materiale janë sekuestruar para të gashtme mbi 6800 euro, 1000 dollarë amerikan dhe 3400 funta angleze. Vlera e drogës në këtë rast arrin shumën prej mbi 50 000 mijë euro. Veprimet policore në të dyja rastet janë, realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore për Krime të Rënda në Prishtinë”, thuhet në njoftim.