×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga Policia e Kosovës flasin për aksidentin ku zëvendësministri i dehur me veturë zyrtare goditi një motoçiklist 15 vjeçar

    Reporteri
    09 Tetor 2024 | 10:42

    Policia rajonale e Gjakovës ka dhënë detaje për aksidentin kur zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku ka shkaktuar mbrëmë një aksident trafiku.

    Në konfirmimin e Policisë rajonale të Gjakovës për gazetën online Reporteri.net nuk përmendet se aksidenti është shkaktuar nga një veturë zyrtare, e as që personi që po e drejtonte atë, në këtë rast zëvendësministri Tafarshiku ka rezultuar se ishte nën konsum të alkoolit kur ka shkaktuar aksidentin.

    “Me datë 08.10.2024 rreth ores 22:00 në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Gjakovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete. Përveç dëmeve materiale, një person (ngasësi i motoçikletës) ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurori të shtetit rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt”, thuhet në konfirmimin e policisë rajonale të Gjakovës për gazetën online Reporteri.net.

    Personi që është goditur nga vetura zyrtare me të cilën po udhëtonte zëvendësministri është një 15 vjeçar.

    Pas rastit, Tafarshiku është shoqëruar në polici ku i është bërë edhe testi i alkoolit dhe ka rezultuar pozitiv, dhe se kishte konsumuar 2.30% promil, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Gazeta online Reporteri.net po ashtu merr vesh se i njëjti pas rastit dhe intervistimit në polici është liruar në procedurë të rregullt. /Reporteri.net./

    Personi që u godit me veturë zyrtare nga zv.ministri i dehur ishte 15 vjeçar, pushtetari u lirua menjëherë pas deklaratës në Polici

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!