×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj paralajmëron arrestimin e tre ministrave: Do ta shihni shpejt, nuk është kah i merr gjumi

    Reporteri
    17 Tetor 2024 | 22:18

    Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka akuzuar Qeverinë e Albin Kurtit për abuzim me paranë publike.

    Ka thënë se vetëm një ministër ka 1 milion e 700 mijë euro për shpenzime jashtë shtetit.

    Haradinaj ka shprehur bindje se tre ministra do të arrestohen dhe nuk po “i merr gjumi”, shkaku i veprave të tyre.

    “I kanë qindra miliona shpenzime, paga, mëditje, udhëtime jashtë shtetit, turizma poshtë e naltë. Vetmë një ministër i ka 1 milion e 700 mijë shpenzime jashtë shtetit. Nuk e them me emër sepse besoj që ka me u arrestu shpejt e ka me u burgos, jo vetëm për këtë temë, por edhe për shumë tema tjera. Minimum 3-4 ministra janë në hetime, dhe çdo ditë pritet arrestimi i tyre. Jo, një por unë jam i bindur 3. Ata zotëritë e dinë sepse nuk po i merr gjumi natën dhe për shkak të veprave të veta”, ka thënë Haradinaj në T7.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!