Vransirat mbeten edhe ditën e premtë mbi vend, më të përqëndruara nga pjesë perëndimore të vendit, ku pasdite nuk duhet përjashtuar mundësi për ndonjë rrebesh shiu. Nga pjesë lindore priten intervale më të gjata me diell.
Temperaturat minimale zbresin në 7C e 9C, ndërsa maksimalet shkojnë deri në 18C e 20C, njofton Prishtina Weather.
Vransira e intervale me diell ndërrohen ditën e shtunë, derisa nga pjesë perëndimore të vendit, nuk duhet përjashtuar mundësitë për ndonjë rigë shiu.
Nga dita e diel, në përgjithësi paraqitet situatë më e qëndrueshme, kryesisht me kthjellime e diell.
Temperaturat maksimale luhaten ndërmjet 16C e 19C, derisa minimalet ndërmjet 4C e 8C. Frynë erë juglindore e lehtë dhe mesatare 5-10m/s.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.