Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar Policinë e Kosovës për sekuestrimin e 10 kilogramëve kokainë, në vlerë 450 mijë euro në magjistralen Fushë-Kosovë-Prishtinë.
Përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se aktivitetet policore në luftimin e krimeve, pavarësisht llojit të krimit por edhe përkatësisë nacionale, do të dalin para ligjit, raporton gazeta online Reporteri.net.
“Përgëzoj Policinë e Kosovës për aksionin e suksesshëm që rezultoi me sekuestrimin e mbi 10 kilogramëve substancë narkotike kokainë në vlerë 450 mijë euro, 1445 eurove, 8970 dinarëve, dy telefonave celularë, 17 kartelave grafike për prodhimin e kriptovalutave, si dhe me arrestimin e të dyshuarit i cili rezulton të jetë i përfshirë në aktivitete te shumta kriminale. Siç kam theksuar në vazhdimësi, aktivitetet policore në luftimin e krimeve pavarsisht llojit të krimit, por edhe përkatësisë nacionale do të jenë të pandalshme dhe të gjithë pa dallim do të sillen para ligjit”, ka shkruar Sveçla.
/Reporteri.net/.