×
  • Lajme
  • Lajme

    Kica-Xhelili: Pse po rriten pagat sot, pse nuk u rriten një apo tre vite më parë?

    Reporteri
    06 Nëntor 2024 | 20:30

    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë Kurti për rritjen e koeficientit për punonjësit e sektorit publik.

    Ajo në DPT te Fidani e ka cilësuar këtë veprim si një tentativë për blerjen e votës.

    “Lëvizja me ngritjen e pagave dhe cfarëdo subvencionimi dy tre muaj para zgjedhjeve nuk ka si të shihet ndryshe vec si një tentativë “legale” për blerje të votës. Ne e kemi pasur një akuzë që ua kemi bërë më herët qeverive se po dëshiron të blejë votën. Pse pe ngrit pagën sot? Pse nuk e ke ngrit para një viti, apo tri vite më parë”, tha ajo.

    Kica-Xhelili tha se kanë kaluar tri vite e gjysmë që qytetarët e Kosovës është dashur të shkojnë ën dyqane dhe të nxjerrin produkte prej shportës.

    Ajo tha se 22% e inflacionit nuk është prej dje as sot.

    “Paga sot është mbijetesë.”, tha Kica-Xhelili.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!