×
  • Lajme
  • Lajme / Energji

    Kurti: Kosova në hartën e investimeve të burimeve të ripërtëritshme të energjisë në Evropë

    Reporteri
    23 Nëntor 2024 | 14:25

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se suksesi i ankandit të parë solar prej 100 MW e ka vendosur Kosovën në hartën e investimeve të burimeve të ripërtëritshme të energjisë në Evropë.

    Kurti bëri të ditur se tashmë kanë nisur procedurat për ankandin e parë të erës gjithashtu me kapacitet prej 100 MW.

    “Suksesi i ankandit të parë solar prej 100 MW e ka vendosur Kosovën në hartën e investimeve të burimeve të ripërtëritshme të energjisë në Evropë. Tash kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës gjithashtu me kapacitet prej 100 MW, me mbështetje të IFC e USAID. Po ndërtojmë kapacitete të reja, përparojmë ekonominë tonë, rrisim sigurinë energjetike dhe mbrojmë interesat e shtetit”, shkroi Kurti në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!