I mituri Mario Perlleshi i dyshuar si autor i vrasjes së Martin Canit është ende në spitalin privat, ndonëse i është caktuar masa e sigurisë.
Abc News raporton se të hënën, në orët e para të mëngjesit, një komision i posaçëm, në përbërje të të cilit do të jenë mjekë, Policia e Shtetit dhe Policia e Burgjeve do të vendosin në bazë të një vlerësimi nëse do të transferohet apo jo Perlleshi në Spitalin e Burgut ose ne Burgun e të Miturve në Kavajë.
Ky vendim do të merret në varësi të gjendjes së tij shëndetësore.
Ngjarja tragjike ndodhi të hënën e 18 nëntorit pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë. Sherri mes tyre dyshohet se nisi për shkaqe banale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.