Presidenti i Malit të Zi ka thënë se vendi i tij nuk do ta ndryshojë qëndrimin e tij në raport me Kosovën. Këtë deklaratë, Jakov Millatoviq e bëri gjatë një interviste për “Euronews”.
“Një ekonomist dhe ish-ministër i zhvillimit ekonomik, Millatoviq i ka balancuar ambiciet e tij për Evropën me dëshirën për marrëdhënie më të ngushta me Serbinë. Kjo përkundër faktit se ai nuk pajtohet me ish-partnerin e tij shtetëror federal për çështje kyçe, mbi të gjitha për njohjen e Kosovës.
Ndërsa Serbia nuk e ka njohur ende Kosovën dhe nuk tregon asnjë për ndryshim të mendjes, Mali i Zi e ka njohur dhe Millatoviq nuk dëshiron ta ndryshojë këtë”, shkruan Euronews, duke iu referuar intervistës së Millatoviqit.
Kjo intervistë do të transmetohet të enjten e ardhshme (12 dhjetor).
Po ashtu, presidenti malazez ka folur edhe për ambiciet e tij dhe të vendit të tij për anëtarësim në BE, duke besuar se kjo është e mundur të arrihet deri më 2028. Ai e pranon se ka ende sfida në këtë rrugë, duke theksuar se “po të mos kishte sfida, ne veçse do të ishim pjesë e BE-së”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.