×
  • Lajme
  • Lajme / Luginë e Preshevës

    Protestat e shqiptarëve në Luginë, Nevzad Lutfiu ftohet për intervistim nga autoritetet serbe

    Reporteri
    25 Dhjetor 2024 | 11:53

    Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, tha se është paraqitur në stacionin policor në Bujanoc, pasi ishte ftuar nga autoritetet serbe për protestën e organizuar më 12 gusht të këtij viti. Ai tha se arsyeja e thirrjes është vendosja e billbordeve pa leje dhe mospagimi i taksës së paraparë.

    Lutfiu shtoi se procedura është ngritur nga një shkresë anonime.

    “Kjo procedurë nga Prokuroria është ngritur si rezultat i një shkresë anonime, Lidhur me këtë rast nuk u deklarova për shkak që nuk është respektuar procedura e thirrjes. Gjithashtu paraqita vërejtjet e mia për mungesën e një përkthyesi të liçensuar në qytetin ku shqiptarët përbëjnë mbi 60% të popullsisë”, ka thënë ai në Facebook.

    Sipas kreut të Këshillit Kombëtar Shqiptar, nga autoritetet serbe s’po ftohet “ai që kërkon zolla për ta bombarduar ndërtesën e KKSH-së”.

    “Sa më i madh të jetë presioni për të na heshtur, aq më i madh do të jetë volumi jonë!”, ka shtuar ai.

    Shqiptarët në Luginë të Preshevës i kanë zhvilluar disa protesta, duke kërkuar që të mos diskriminohen nga autoritetet e Serbisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!