×
  • Lajme
  • Lajme

    Sveçla pas vizitës në veri: Sfidat e vitit 2024 nuk na kanë ndalur dhe na kanë forcuar

    Reporteri
    31 Dhjetor 2024 | 15:03
    Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar për vizitën që kanë pasur në veri bashkë me presidenten Vjosa Osmani dhe drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha.

    Sveçla thotë se “puna e palodhshme e gjithë zyrtarëve policor, atyre që takuam dhe e atyre që janë të vendosur në çdo cep të vendit tonë, garanton mbrojtje e siguri për Republikën tonë. Sukseset e Republikës sonë ju takojnë atyre që janë të gatshëm të sakrifikojnë edhe jetën e tyre për sigurinë e qytetarëve tanë pa dallim dhe vendit tonë.

    “Në sheshin e Mitrovicës së Veriut takuam fëmijë që me ngazëllim presin ndërrimin e motmotit. Puna jonë e përditshme dhe e pandalshme ju dedikohet atyre dhe të ardhmes së tyre, të sigurt e prosperuese në vendin tonë. Pas këtyre vizitave, festën i’a uruam edhe Ramadan Behramit në Kroin e Vitakut i cili përkundër sfidave e kërcënimeve të vazhdueshme nuk hoqi dorë nga prona e tij dhe në kuadër të mbështetjes së Qeverisë sonë, do ta festojë vitin e ri në shtëpinë e tij të re”, theksoi Sveçla.

    Tutje, Sveçla shton se “sfidat e vitit 2024 nuk na kanë ndalur dhe na kanë forcuar, në vitin 2025 uroj të gëzojmë suksese të përbashkëta, për Republikën tonë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!