×
  • Lajme
  • Lajme / VIDEO

    Memli Krasniqi tregon si e feston Vitin e Ri

    Reporteri
    31 Dhjetor 2024 | 18:21
    Foto: Adriatik Jakupi, Reporteri

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në një intervistë për gazetën online Reporteri.net për pak çaste ka lënë anash politikën dhe fushatën zgjedhore dhe ka folur edhe për mënyrën se si e festoon ndërrimin e vitit.

    Ai ka thënë se mbrëmjen e festës e kalon me familjen e tij.

    Ndërsa, natën e dytë të Vitit të Ri ka thënë se e kalon me miqtë e tij dhe familjet e tyre.

    “Ditën e kaloj në punë e pasditen e vonë dhe mbrëmjen në shtëpi gjatë ditës do të jem me snuëm takime dhe disa planifikime që lidhen me fushatën dhe punën pas datës 2 janar, por në mbrëmje mblidhem me familjen time, është traditë familjare që të festojmë edhe të jemi pranë njëri-tjetrit deri në ndërrimin e motmotit, kur akrepat shënojnë orën 12. Pastaj secili gradualisht i kthehet punëve të veta dhe angazhimeve të veta. E kam edhe një traditë tjetër që të mblidhem me shokë e me miq m=si familje, me fëmijët tanë që janë miq. Edhe ajo kalon me festë. Me të dytin kthehemi në punë. Tash i kthehemi fushatës.”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!