×
  • Lajme
  • Lajme / Hargreaves

    Ambasadori britanik mirëpret certifikimin e Listës Serbe: Presim të njëjtin zbatim gjatë gjithë procesit zgjedhor

    Reporteri
    31 Dhjetor 2024 | 18:26

    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, e ka mirëpritur certifikimin nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Listës Srpska për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.

    Hargreaves përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se institucionet demokratike të Kosovës kanë treguar se janë në gjendje të sigurojnë që sundimi i ligjit të zbatohet dhe që sipas tij, nuk mund të minohet nga ekspedenca politike.

    “Presim të njëjtin zbatim të fuqishëm të ligjeve dhe rregullave gjatë gjithë pjesës tjetër të këtij procesi zgjedhor”, përfundoi shkrimin Hargreaves.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!