×
  • Lajme
  • Lajme / QKUK

    Gishta të amputuar e invaliditet, drejtori i Emergjencës tregon se 24 persona u lënduan nga mjetet piroteknike në festat e fundvitit

    Reporteri
    31 Dhjetor 2024 | 21:07

    Festat e fundvitit, përvec që sjellin gëzime, ka edhe prej tyre që mbesin të lënduar për shkak të mjeteve piroteknike.

    Sipas drejtorit të Emergjencës në Prishtinë, Naser Sylës, në festat e fundvitit, pra në muajin dhjetor u paraqitën 24 të lënduar nga mjetet piroteknike.

    Shumica e tyre përfunduan me gishta të amputuar.

    Syla tregoi se 13 raste kanë qenë që nga 22 dhjetori deri më 26 dhjetor, ku pësuan edhe fëmijët.

    “13 raste kanë qenë nga e 22 dhjetori deri më 26 dhjetor. Shumica fëmijë, tha Syla për Express.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!