Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri thotë se VV-ja me mendësinë ‘500K’ tregon se njerëzit i sheh si numra, e që sipas tij, kjo është arsyeja pse duhet të bëheni pjesë e ndryshimit të madh me LDK-në.
Haziri përmes një shkrimi në Facebook thotë se takimet mobilizuese janë zhvilluar sot në shtabet zgjedhore të LDK’së në Zhegër, Lladovë, Shurdhan, Demiraj, Haxhaj, Nasalë, Llashticë, Muçibabë, Livoç të Ulët, Cernicë, Gumishtë, Vrapçiq e Kravaricë.
“Për mirëqenien e qytetarëve të Gjilanit e Anamoravës, për projektet e mëdha e zhvillimore. Jemi bërë bashkë sepse LDK nuk i takon funksionarëve, por veprimtarëve e qytetarëve. Faleminderit deri në përulje për mbështetjen e jashtëzakonshme!”, shkroi Haziri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.