Bedri Hamza u ka premtuar drenicakëve se nuk do ta përjetojnë më kurrë bojkotin dhe bllokadën nga pushteti qendror.
“Do të kthehen investimet në Drenicë”, ka thënë Hamza.
Hamza ka thënë se ngado që po shkon, po sheh shumë entuziazëm, shpresë e besim se Kosova mundet ma mirë.
“Këtë vullnet, këtë energji, po e shoh sonte edhe mes jush. Po shoh besim për të ardhmen që mund ta ndërtojmë së bashku. Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës. E dimë drejtimin që duhet ta marrë vendi ynë. Kemi ditur gjithmonë si ta çojmë Kosovën përpara. Prandaj, sonte jam në vendin e duhur për të marrë energjinë e nevojshme për fitoren tonë. Në bastionin e Partisë Demokratike të Kosovës, kështu ka qenë, është dhe do të mbetet. Më 9 shkurt, të bëhemi bashkë në këtë rrugëtim për një Kosovë më të mirë”, ka thënë Hamza.
Ai ka kërkuar që të votohet PDK-ja, numri 131 dhe vizioni i së ardhmes së dinjitetshme dhe krenare.
“Të votojmë për jetë më të mirë, për të gjithë. Urime, suksese, fitore!”, ka thënë Hamza.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.