×
  • Lajme
  • Botë

    Nisin përgatitjet për inaugurimin e presidentit Donald Trump

    Reporteri
    20 Janar 2025 | 14:16

    Që nga viti 1981 ceremonitë për inaugurimin e presidentit amerikan janë mbajtur në frontin perëndimor të Kapitolit, ku është ndërtuar një platformë për këtë ngjarje, e cila mund t’i akomodojë më shumë se 1.600 persona.

    Për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të ulëta në Uashington inaugurimi i presidentit të zgjedhur, Donald Trump, për mandatin e dytë është zhvendosur në ambiente të brendshme – hera e parë në 40 vjet që ndodh një gjë e tillë.

    1. Një pamje e përgjithshme tregon frontin perëndimor të ndërtesës së Kapitolit të SHBA-së, gjatë reshjeve të borës, një ditë para inaugurimit të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, për mandatin e dytë, në Uashington, SHBA, 19 janar 2025.

    2. Një shtresë bore ka mbuluar karriget e vendosura në ambientin e hapur para ndërtesës së Kapitolit në Uashington në mbrëmjen para inaugurimit presidencial 2025.

    3. Ceremonia e inaugurimit të Trumpit do të zhvillohet në ambiente të mbyllura për shkak të motit të lig.

    4. Pamje e ambienteve të brendshme ku do të mbahet ceremonia e inaugurimit të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!