×
  • Lajme
  • Botë / Betimi si president

    Trump dhe Biden arrijnë në Kongres për ceremoninë e inaugurimit

    Reporteri
    20 Janar 2025 | 16:57

    Presidenti i zgjedhur, Donald Trump, i shoqëruar nga presidenti në largim Joe Biden, ka arritur në Kongres për ceremoninë e inaugurimit të tij si Presidenti i 47’të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton BBC, përcjell Reporteri.net.

    Fillimisht Trump dhe gruaja e tij, Melania, u pritën fillimisht në Shtëpinë e Bardhë nga Biden dhe gruaja e tij, Jill, për të pirë çaj.

    “Mirë se vini në shtëpi”, i tha Biden Trumpit.

    Trump pritet të bëjë betimin në orën 17:47, kohë që është zgjedhur pasi që Trump do të bëhet presidenti i 47-të.

    Ai më pas do të mbajë fjalimin tradicional të inaugurimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!