Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, JD Vance, ka bërë betimin e tij në ceremoninë e inaugurimit, përcjell Reporteri.net.
Pas betimit, kanë shpërthyer duartrokitjet e brohoritjet.
Në moshën 40-vjeçare, zoti Vance do të jetë nënpresidenti i tretë më i ri në historinë amerikane.
Republikani JD Vance vjen nga një familje e thjeshtë amerikane me prejardhje modeste. Ai u rrit në mes vështirësish ekonomike një qytet industrial të shtetit Ohajo. Më pas ai ndoqi studimet në një nga universitetet më të mira të vendit dhe tashmë merr detyrën e nënpresidentit, si një prej tre njerëzve më të rinj në moshë që kanë mbajtur këtë post në historinë amerikane.
J.D Vance, profili i një prej nënpresidentëve më të rinj në moshë në historinë e SHBA-së
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.