×
  • Lajme
  • Botë / Fjalimi inaugurues

    Trump pasi u betua si president: Epoka e artë e Amerikës fillon tani

    Reporteri
    20 Janar 2025 | 18:15

    Presidenti i 47’të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, po mban fjalimin e tij të parë pas betimit si president, në ceremoninë që po zhvillohet në Kongres.

    Fjalimin e tij, Trump e ka filluar duke thënë se “epoka e artë e Amerikës fillon tani”, përcjell Reporteri.net.

    “Epoka e artë e Amerikës fillon pikërisht tani. Nga kjo ditë e tutje, vendi ynë do të lulëzojë dhe do të respektohet…Unë thjesht do të vendos Amerikën në vend të parë”, deklaroi Trump.

    Trump u betua se “do të ruajë dhe mbrojë” Kushtetutën e SHBA-së.

    “Betohem solemnisht se do të shërbej me besnikëri në Zyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe do ta bëj më të mirën për të ruajtur dhe mbrojtur Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara”, tha Trump.

    Donald Trump zyrtarisht Presidenti i 47’të i ShBA’së, bën betimin në Kongres

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!