×
  • Lajme
  • Botë

    Webfaqja e Shtëpisë së Bardhë pas betimit të Trump: “AMERICA IS BACK”

    Reporteri
    20 Janar 2025 | 18:56

    Whitehouse.gov”, faqja zyrtare e Shtëpisë së Bardhë, pasqyroi transferimin e pushtetit nga ish-presidenti Joe Biden tek Donald Trump, pas betimit të këtij të fundit si presidenti i 47’të.

    Po të klikosh në këtë Web faqe, paraqitet një foto e madhe e Trump, teksa shkruan “AMERICA IS BACK”, apo në shqip “Amerika është kthyer”, shkruan Reporteri.net.

    Poshtë këtij shkrimi, figuron edhe një pjesë e shkëputur nga fjalimi inuagurues i Trump.

    Në fjalimin e parë pas betimit, Trump tha se “epoka e artë e Amerikës fillon pikërisht tani”.

    “Prioriteti ynë kryesor do të jetë krijimi i një kombi krenar, të begatë dhe të lirë”.

    “Sovraniteti ynë do të rifitohet, siguria jonë do të rikthehet, peshorja e drejtësisë do të ribalancohet”, tha Trump, duke shtuar se “armatosja e egër, e dhunshme dhe e padrejtë” e Departamentit të Drejtësisë në SHBA, do të marrë fund.

    Trump pasi u betua si president: Epoka e artë e Amerikës fillon tani

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!