×
  • Lajme
  • Botë / Ish-presidenti

    “Mund ta kuptoni vetë”, përgjigja e Clintonit pasi pyetet për fjalimin e Trump – Hillary qesh

    Reporteri
    20 Janar 2025 | 20:09

    Ish-Presidenti i ShBA’së, Bill Clinton, është pyetur për fjalimin inaugurues që mbajti sot Donald Trump, pas betimit si Presidenti i 47’të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Clinton nuk është lëshuar në komente, duke deklaruar shkurt “Unë mendoj se ju mund ta kuptoni vetë”, raporto CNN, përcjell Reporteri.net.

    Ndërkohë, ish-sekretarja e shtetit, Hillary Clinton, vetëm ka qeshur kur është pyetur për fjalimin.

    Ata janë larguar më pas nga Kongresi.

    “Duhet të ikim”, tha Bill Clinton për CNN.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!