×
  • Lajme
  • Botë

    Veprimi i Musk gjatë inaugurimit të Trumpit krahasohet me përshëndetje naziste

    Reporteri
    21 Janar 2025 | 10:44

    Veprimi me dorë i miliarderit Elon Musk ndërsa ai fliste gjatë  inaugurimit të Presidenti të ri amerikan, Donald Trump tërhoqi krahasime në internet me një përshëndetje naziste.

    Musk hodhi poshtë kritikat për gjestin me dorë duke e cilësuar si një sulm “të lodhur”, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Musk doli në skenën e Capital One Arena në Washington me brohoritje të mëdha. Kjo nuk ishte një fitore e zakonshme. Ky ishte një degëzim në rrugën e qytetërimit njerëzor. Kjo kishte vërtet rëndësi. Faleminderit që e bëtë të ndodhë”, tha Musk.

    Më pas Musk vendosi dorën e djathtë mbi zemër pastaj zgjati krahun  mënyrë të prerë, në një kënd lart, veprim ky që u krahasua me përshëndetje naziste. Musk pastaj u kthye dhe bëri të njëjtin gjest me dorë turmës pas tij.

    “Zemra ime është me ju”,  tha ai ndërsa mbaroi veprimin. Gjesti i tij u shpërnda shumë shpejt në internet.

    “Sulmi ‘të gjithë janë Hitleri’ është sulm i lodhur”,  ha Musk në platformën e tij të mediave sociale X vonë të hënën.

    Një zëdhënës i Trump nuk iu përgjigj  kërkesave për koment.

    Musk ka mbështetur Alternativën për Gjermaninë (AfD) të ekstremit të djathtë, një parti anti-imigruese, anti-islamike e etiketuar si ekstremiste e djathtë nga shërbimet gjermane të sigurisë, në zgjedhjet e ardhshme nacionale që pritet të mbahen këtë muaj. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!