Franca ka lëshuar një urdhërarrest kundër liderit të rrëzuar sirian Bashar al-Assad për bashkëpunim të dyshuar në krime lufte, veçanërisht fillimin e një sulmi të qëllimshëm ndaj civilëve, tha një burim ligjor të martën, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Mandati u dha më 20 janar si pjesë e një hetimi për rastin e Salah Abou Nabour, një shtetas franko-sirian, i cili u vra më 7 qershor 2017 në një sulm me bomba në Siri.
Ky është urdhërarresti i dytë i lëshuar nga gjyqtarët francezë, për ish-udhëheqësin sirian, i cili u rrëzua në fillim të dhjetorit 2024 nga forcat kryengritëse të udhëhequra nga islamisti Hayat Tahrir al-Sham (HTS).
Në nëntor 2023, gjykatësit francezë kishin lëshuar urdhërarrestin e parë kundër Bashar al-Assad me akuzat për bashkëpunim në krime kundër njerëzimit dhe bashkëpunim në krime lufte.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.