×
  • Lajme
  • Botë

    Një grua rrëmben foshnjen një ditëshe në një spital në Itali, kur hyri në dhomë u paraqit si infermiere

    Reporteri
    22 Janar 2025 | 12:24

    Një foshnje një ditëshe është rrëmbyer pasditen e djeshme rreth orës 18:30 në klinikën Sacro Cuore, ku një grua kishte falsifikuar shtatzëninë e saj për 9 muaj, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

    Vajza e vogël është gjetur pas tri orësh, dhe gjendja e saj është e mirë, raportojnë mediat itaiane.

    Lidhur me rastin, një burë e grua janë në paraburgim, Rosa Vespa, nga Castrolibero, është 53 vjeç, Aqua Moses, 43, është senegalez.

    Si ndodhi?

    Nga informacionet e siguruara nga policia, doli se një grua me maskë në fytyrë hyri në dhomën e spitalit të një nëne të re të cilës i tha se është infermiere. Ajo mori vajzën e vogël dhe tha se duhej të kontrollohej nga pediatri. Pas gjysmë ore, nëna e vajzës së vogël dhe gjyshet e saj, duke parë që nuk po kthehej vogëlushja e tyre, ngritën alarmin dhe lajmëruan policinë.

    Në korridor që priste gruan që u prezantua si infermiere ishte një burrë me djep. Fazat e rrëmbimit janë filmuar nga kamerat e brendshme të spitalit.

    Pas tre orësh ankthi dhe kur fotoja e vogëlushes dhe mesazhi i një miku të shpërndarë nga qindra përdorues po qarkullonin tashmë në rrjetet sociale, vajza e vogël u gjet nga agjentët e Mobile, të koordinuar nga komisari i policisë Giuseppe Cannizzaro dhe kreu i Mobile Gabriele Quick. Ajo ishte në një makinë së bashku me gruan dhe burrin që e mori nga klinika.

    Vetura u ndalua nga policia në Castrolibero. Të dy u ndaluan dhe u dërguan në komisariat. Nëna e përqafoi sërish vajzën e saj të vogël pak më vonë. Një nga policët, pasi mori vajzën e vogël, thirri prindërit për t’i qetësuar dhe për t’u thënë se vajza e tyre është mirë.

    Sipas asaj që mësohet, gruaja ka falsifikuar shtatzëninë për 9 muaj dhe një javë më parë ka postuar në rrjetet sociale se ka sjellë në jetë një fëmijë. Ajo u tha të afërmve të saj se ishte mbajtur në spital për kontrolle. Vajza e vogël u gjet nga policia e veshur si djalë. Sipas disa dëshmive, gruaja ka qenë pranë klinikës për orë të tëra. Të dy u ndaluan pranë shtëpisë së tyre, në Castrolibero.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!