Një akt dhune ka ndodhur në qytetin jugor gjerman të Aschaffenburg të mërkurën. Disa persona janë sulmuar me thikë. Ngjarja ka ndodhur në një park në qendër të qytetit, raporton Bild.
Motivi i krimit është i paqartë.
Dy persona thuhet se nuk i kanë mbijetuar sulmit. Sipas raportimit, bëhet fjalë për një burrë dhe një fëmijë tre vjeç.
Një i dyshuar është arrestuar, ka njoftuar policia. Thuhet se ai u përpoq të arratisej mbi shinat e trenit.
Aschaffenburg ndodhet në shtetin e Bavarisë, pothuajse 40 kilometra në juglindje të Frankfurtit. Parku i quajtur Schöntal është afër qendrës së qytetit./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.