×
  • Lajme
  • Botë / SHBA

    Trump me një tjetër urdhër ekzekutiv: Të hapen dosjet e vrasjes së Presidentit Kennedy

    Reporteri
    23 Janar 2025 | 23:11

    Presidenti i SHBA, Donald Trump ka firmosur një tjetër urdhër ekzekutiv, që lidhet me deklasifikimin dhe publikimin e dosjeve sekrete për vrasjet e Presidentit John F. Kennedy, vëllait të tij Robert F. Kennedy dhe liderit të të drejtave civile Martin Luther King Jr.

    Vendimi i Trump do t’i jepte fund spekulimeve të shumta që janë bërë për dekada me radhë për vrasjen e presidentit Kenedy.

    Presidenti Kennedy u vra në nëntor të vitit 1963 në Dallas, ku Lee Harvey Oswald, i dyshuari kryesor, u qëllua për vdekje dy ditë më vonë nga Jack Ruby, duke shkaktuar një debat të gjatë për mundësinë e një konspiracioni.

    Robert F. Kennedy u qëllua për vdekje nga Sirhan Sirhan, një palestinez i krishterë, në qershor të vitit 1968, menjëherë pas fitores së tij në garën për kandidat të Partisë Demokratike në Kaliforni.

    Martin Luther King Jr. u qëllua për vdekje në prill të vitit 1968 nga James Earl Ray.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!