Në një nga tubimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kandidati për Kryeministër nga radhët e kësaj partie, Lumir Abdixhiku ka lavdëruar kandidaten për deputete, Jeta Rafuna.
“Jeta, Jeta”, dëgjohen duke thirrur përkrahësit e partisë për kandidaten për deputete.
Jeta Rafuna, kandidohet nga dega e Prishtinës dhe në listën e LDK-së, mban numrin 45 në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Gjithashtu, në sfond të kësaj videoje dëgjohet një këngë kushtuar Presidentit Historik të Kosovës dhe prijësit të kësaj partie, Ibrahim Rugova.