Edon Cana, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit ka thënë se programi i PDK-së për agroturizmin në Rahovec synon të shndërrojë traditat tona në mundësi zhvillimi dhe mirëqenie.

Ai ka publikuar një video në rrjetin social Facebook ku tregohet procesi i pjekjes së rakisë në familjen Vuqiterrna.

“Demonstrimi i pjekjes së rakisë është shembull se si trashëgimia jonë mund të promovohet dhe të sjellë përfitime ekonomike për komunitetin.”, ka shkruar Cana.

Reklamë

Cana mban numrin 44 në listën e PDK-së.