Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka vizituar sot ICK-në në Prishtinë.
Hamza ka thënë se ICK është shtëpi e madhe e teknologjisë dhe inovacionit, me liderë të ekonomisë së re të Kosovës.
Ai është shprehur i impresionuar me projektet e tyre të inteligjencës artificiale, sigurisë kibernetike, printimit tredimensional dhe shumë nisma të tjera që do ta transformojnë Kosovën.
Hamza ka premtuar që si kryeministër do të angazhohet për ta bërë Kosovën shtet të dijes, me ekonomi të zhvilluar dhe me mbështetje konkrete për bizneset digjitale.
“Në ICK, në shtëpinë e madhe të teknologjisë dhe inovacionit, me liderët e ekonomisë së re të Kosovës. I impresionuar me projektet e tyre të inteligjencës artificiale, sigurisë kibernetike, printimit tredimensional dhe shumë nisma të tjera që do ta transformojnë Kosovën.
Ky sektor ka nevojë për përkrahje, sepse krijon vende të shumta të punës dhe ka potencial të madh eksportues. Udhëheqësit e ICK-së dhe shumë vajza e djem që po e krijojnë ekonominë e re, i sigurova që si kryeministër do të angazhohem për ta bërë Kosovën shtet të dijes, me ekonomi të zhvilluar dhe me mbështetje konkrete për bizneset digjitale. #MaMirë”, ka shkruar Hamza.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.