×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025 / Spotlight

    “Skandale, afera korruptive, izolim të vendit e shkelje të Kushtetutës”, Deliu-Kodra tregon si e sheh qeverisjen 4-vjeçare të Kurtit

    Reporteri
    27 Janar 2025 | 18:18

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se Qeveria Kurti do të mbahet mend për mospërmbushje të premtimeve me të cilat ka fituar votat e izolim të vendit, teksa ka përmendur edhe sanksionet nga Bashkimi Evropian.

    Në një intervistë për emisionin “Spotlight”, prodhim i Gazetës Online Reporteri.net, Deliu-Kodra ka thënë se këto katër vite, Qeverinë Kurti e kanë karakterizuar skandalet, aferat korruptive e shkeljet e Kushtetuës.

    “Kur e mbyllë mandatin, e shohim se komplet çfarë e ka karakterizuar qeverisjen katër vjeçare kanë qenë skandalet e njëpasnjëshme, izolimi i vendit e sanksionet nga BE, aferat korruptive të njëpasnjëshme, shkeljet e Kushtetutës, aferat me energjinë elektrike, aferat me rezervat shtetërore, ambalazhuesit e ujit, skandale diplomatike….”, ka deklaruar Deliu-Kodra.

    Intervista e plotë me Blerta Deliu-Kodra publikohet të enjten, prej orës 19:00, në kuadër të emisionit “Spotlight” – prodhim i gazetës online Reporteri.net. Autor i këtij emisioni është gazetari Kosovë Gjoci.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!