Lëvizja Vetëvendosje po mban sonte tubim zgjedhor në Skënderaj. Me të arritur në qytet, Kryetari i VV’së, Albin Kurti, është pritur me brohoritje “Hashim Thaçi” e “PDK”.
Sipas raportimeve të mediave, më vonë situata është tensionuar mes simpatizantëve të VV’së dhe PDK’së dhe se është dashur ndërhyrja e Policisë.
Në disa pamje të publikuara shihet se pranë vendit ku është mbajtur tubimi janë hedhur mjete piroteknike.
Reporteri.net ka pyetur Policinë për këto raportimeve, por deri në momentin e publikimit të tekstit s’ka marrë përgjigje.
Kurtin e presin në Skënderaj me thirrje “Hashim Thaçi” e “PDK”