×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025 / Intervistë

    Hoti, LDK: Qeveria e ardhshme duhet t’i kthehet Marrëveshjes së Washingtonit

    Reporteri
    27 Janar 2025 | 19:54
    Foto: Adriatik Jakupi, Reporteri

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur për kthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë si presidenti i 47’të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe pritjet nga kjo administratë sa i përket vendit.

    Në një intervistë për Gazetën Online Reporteri.net, Hoti ka thënë se gjatë kësaj administrate pret intensifikim të bashkëpunimit dhe një një politikë shumë më të angazhuar drejt konsolidimit të shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

    “…ka pritje edhe tek ne për një dinamikë më të madhe dhe intensifikim më të madh të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe sigurisht mbështetjen diplomatike që ne presim ta kemi shumë më dinamike dhe një politikë shumë më të angazhuar drejt konsolidimit të shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka deklaruar Hoti.

    Ai ka përmendur edhe Marrëveshjen e Washingtonit, të cilën ai e kishte nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, në vitin 2020, kur ishte Kryeministër.

    Hoti ka thënë se Qeveria e ardhshme duhet t’i kthehet asaj marrëveshje.

    “…unë mbes me shpresë se në qeverinë e ardhshme do t’i kthehemi plotësisht asaj marrëveshjeje sepse në vazhdimësi ajo marrëveshje është respektuar nga pala amerikane, në deklarimet që ka pasur edhe administrate e mëhershme tani më. Ajo marrëveshje është në interesin amerikan për paqe, stabilitet, dhe qëndrueshmëri poltike e ekonomike në këtë pjesë të Evropës”, ka thënë Hoti.

    Intervista e plotë me Avdullah Hotin, publikohet nesër (të martën) dhe mund ta ndiqni në kanalin e Reporteri.net, në YouTube./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!