×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    Mustafa: Votimi për LDK-në është mënyra e vetme për të sjellë ndryshimin në Kosovë

    Reporteri
    28 Janar 2025 | 11:10

    Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, në konferencën e rregullt për media, ka thënë se këto janë zgjedhje vendimtare për të ardhmen  e qytetarëve.

    Ai ka thënë se shumë njerëz po e pyesin se çfarë mund të bëjnë më shumë për ta ndihmuar LDK-në ta sjellim ndryshim.

    Mustafa i ka ftuar qytetarët të shkojnë në tubime të LDK-së dhe të bisedojnë me kandidatë për deputetë të kësaj partie.

    “Ju mund të bisedoni me familjarët tuaj, miqtë tuaj, fëmijët tuaj e prindërit tuaj dhe t’u tregoni atyre pse votimi për LDK-në është mënyra e vetme për të sjellë ndryshimin në Kosovë. Ndryshimin që do të vijë për shkak të udhëheqjes së Lumirit dhe ekipit që ka LDK-ja”, ka thënë Mustafa.

    Sipas tij, LDK-ja është e vetmja parti me program, e vetmja parti me plan për të ardhmen e Kosovës dhe me aftësi për ta realizuar atë plan.

    “Andaj, ju bëj thirrje të bisedoni me familjarët tuaj, me miqtë, me fëmijët e me prindërit tuaj. Bindini ata që me 9 shkurt të votojnë 124 – LDK, që të vije ndryshimi’, ka thënë Mustafa.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!