×
  • Lajme
  • Rajon

    Organizata e Konsumatorëve të Maqedonisë mbështet thirrjet për bojkot të tregjeve

    Reporteri
    28 Janar 2025 | 14:23

    Sipas shembullit të Kroacisë, të premten në rrjetet sociale u shfaqën thirrje për qytetarët në vend që të mos bëjnë pazar në markete për shkak të çmimeve të larta, ndërsa këto ditë ky aksion po shtrihet edhe në vendet e tjera të Ballkanit si Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi.

    Organizata e Konsumatorëve të Maqedonisë, ndonëse nuk është organizatore e këtyre aktiviteteve, i përkrah thirrjet për bojkot, aq më tepër që siç thotë kryetarja e saj Mirjana Lonçar, qytetarët çdo ditë përballen me rritje të çmimeve të produkteve ushqimore.

    “Organizata e konsumatorëve mbështet thirrjen civile në rrjetet sociale për bojkot të tregjeve. Ne nuk jemi organizatorë të këtij aksioni, por i përkrahim qytetarët që të inkurajojmë biznesin që t’i ulë çmimet e produkteve, veçanërisht të produkteve ushqimore sepse janë vërtet më të shtrenjta”, thotë Lonçar.

    Kujtojmë se të premten në Kroaci është shpallur bojkot i supermarketeve, rrjeteve të shitjes me pakicë dhe pompave të benzinës për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimeve, bazuar në një nismë të nisur në Facebook, pas së cilës qëndroi Qendra Evropiane e Konsumatorit.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!