Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur lidhur me qasjen e Qeverisë Kurti ndaj dialogut.
Në një intervistë për emisionin “Spotlight”, prodhim i Gazetës Online Reporteri.net, Haziri ka thënë se Kurti ia ka lënë Kosovës kusht Asociacionin, duke shtuar se ky do të jetë problem serioz për vendin.
“Krejt çka kemi me kujtu edhe krejt çka ka me i mbetë Kosovës për këto katër vjet është marrëveshja e keqe Kurti-Vuçiq sepse është bë konkluzion, është bë qëndrim i të gjitha shteteve anëtare të BE’së. Dmth Komisioni Evropian, Këshilli Evropian Parlamenti Evropian, të gjitha institucionet e kanë qëndrim në tavolinë dhe ka me u kushtëzu Kosova…”, ka thënë Haziri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.