Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qytetarët në Klinë. Hamza u ka premtuar klinasve se do ta përfundojë autostradën për Pejë dhe unazën e re që lidh rrugët Klinë – Skenderaj dhe Klinë – Istog.
Hamza u ka premtuar se edhe linjën hekurudhore Klinë – Prizren do ta bëjnë funksionale dhe do ta elektrifikojnë rrjetin hekurudhor në krejt Kosovën.
“Kështu siç ju gjeta sonte Klinë, me plot entuziazëm, me plot energji për fitoren, kështu dua të jeni më 9 shkurt dhe gjithmonë! Autostradën për Pejë, e cila kalon kah Klina, do ta përfundojmë. Unazën e re që lidh rrugët Klinë – Skenderaj dhe Klinë – Istog do ta ndërtojmë. Edhe linjën hekurudhore Klinë – Prizren do ta bëjmë funksionale dhe do ta elektrifikojmë rrjetin hekurudhor në krejt Kosovën. Jemi bashkë për Kosovën që mundet ma mirë! #PDK131”, ka shkruar Hamza.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.