×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025 / Shtesat

    A do ta vazhdojë LDK’ja praktikën e “100 eurove në fundvit” nëse vjen në pushtet, çka thotë Hoti

    Reporteri
    28 Janar 2025 | 23:00
    Foto: Adriatik Jakupi, Reporteri

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë Kurti lidhur me ndarjen e shtesave prej 100 euro, kryesisht në fundvit, vetëm me vendime qeveritare. 

    Në një intervistë për Gazetën Online Reporteri.net, i pyetur se a do të vazhdojë kjo praktike nëse LDK’ja vie në krye të Qeverisë, Hoti tha se këto çështje duhet të rregullohen me ligj, ashtu që të përcaktohen kriteret për përfitim.

    “Këto punë duhet të bëhen me ligj që të mos jetë diskrecion i Qeverisë shfrytëzimi i buxhetit  për situate të tilla. Pra, duhet të nxirret ligji përkatës që e normon një asistencë apo ndihmë që shteti ia jep një kategorie të caktuar të qytetarëve, qofshin ato gratë lehona, fëmijët ose pensionistët  ose familjet me asistencë sociale ose grupet e ndryshme të shoqërisë që kanë nevojë për ndihmën e shtetit”, ka thënë Hoti.

    Ai tha se kjo nuk ka ndodhur gjatë Qeverisë Kurti.

    “Ky është tregues i abuzimit të qeverisë me autorizimet e veta sa i përket buxhetit…”, ka shtuar ai./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!