Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se Vladimir Putin “ka frikë” nga negociatat për përfundimin e luftës, pasi presidenti rus nuk pranoi të fliste drejtpërdrejtë me të, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Në një konferencë për luftën në Ukrainë, Zelensky ka thënë se Putin ka frikë nga liderët e fortë dhe se bën gjithçka për ta zgjatur luftën.
“Sot, Putin konfirmoi edhe një herë se ai ka frikë nga negociatat, ka frikë nga liderët e fortë dhe bën gjithçka që është e mundur për të zgjatur luftën”, tha Zelenskyy.
Putin të martën përjashtoi mundësinë që të fliste drejtpërdrejt me Zelenskyy, të cilin ai e quajti “të paligjshëm” sepse zgjedhjet nuk janë mbajtur që kur Rusia filloi luftën.
Për shkak të luftës, Ukraina është nën ligjin ushtarak, gjatë së cilës kushtetuta e Ukrainës nuk lejon zgjedhje.
Ukraina ka paralajmëruar që të mos përjashtohet nga çdo bisedë paqeje midis Rusisë dhe SHBA-së, duke akuzuar Putinin se dëshiron të “manipulojë” Donald Trump, presidentin e SHBA-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.