Steve Witkoff, i dërguari i Presidentit Donald Trump për Lindjen e Mesme, vizitoi Gazën të martën, thotë një burim për CNN, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Është hera e parë që një zyrtar amerikan ka vizituar enklavën për gjatë më shumë se një dekade.
Witkoff udhëtoi për në Korridorin Netzarim, një brez strategjik toke që përçanë Gazën, me Ministrin e Çështjeve Strategjike të Izraelit, Ron Dermer, thotë ky burim.
Kontraktorët ushtarakë amerikanë janë të pranishëm në korridorin Netzarim, duke drejtuar një pikë kontrolli kyçe që kontrollon veturat palestineze që kthehen në Gazën veriore.
Raportohet se Witkoff do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të mërkurën vonë, përpara lirimit të planifikuar të tre pengjeve të tjerë izraelitë të mbajtur në Gaza, të enjten.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.