Në zgjedhjet parlamentare në Kosovë po marrin pjesë edhe gjashtë subjekte politike nga komuniteti serb. Qytetarët e komunave në veri i janë kthyer kutive të votimit.

Në faqen zyrtare të KQZ-së janë publikuar edhe të dhënat për pjesëmarrjen e votuesve në këto komuna, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Sipas këtyre të dhënave, në Leposaviq, të drejtën e votës deri më tani e kanë shfrytëzuar 21.38% e qytetarëve apo dy mijë e 876 qytetarë.

Reklamë

Të drejtë vote në këtë komunë kanë 13,876 qytetarë.

Në Zubin Potok  kanë votuar 7.42%, apo 508 qytetarë, ndërsa të drejtë vote kanë gjithsej 6 mijë e 843 qytetarë.

Në Zveçan kanë votuar 17.92%, apo 7,203 qytetarë.

Reklamë

Ndërkaq në Mitrovicë të Veriut deri më tani kanë votuar 225 qytetarë, ndërsa të drejtë vote kanë 18 mijë e 781 qytetarë. /Rerporteri.net/

 

 

Reklamë