×
  • Lajme
  • Fokus / Konferenca

    Mustafa: Jam i bindur që Lumir Abdixhiku do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës

    Reporteri
    09 Shkurt 2025 | 20:14

    Lidhja Demokratike e Kosovës s’ka dashur të komentojë Exit Pollet e publikuara sapo u mbyllën vendvotimet në ora 19:00, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Zëdhënësi Besian Mustafa tha se nga Exit Polli që kjo parti ka realizuar, LDK rezulton se ka dyfishuar rezultatin.

    “Nuk po i komentoj exit pollet e të tjerëve. LDK ka realizuar një EXIT poll me 18 mijë respodentë, ku LDK rezulton të ketë dyfishuar rezultatin. Sa i përket diasporës, do të ketë minimumi një rritje 2 deri në 3 për qind”, tha Mustafa.

    Mustafa beson se Abdixhiku do të jetë Kryeministër i ardhshëm i Kosovës.

    “Jam i bindur që Abdixhiku do të jetë Kryeministri i Ardhshëm i Kosovës”, tha zëdhënësi i LDK-së, ndërsa nuk pranoi të komentonte se për kë kanë vija të gjelbërta e të kuqe.

    Ai i bëri thirrje komisionerëve që të vazhdojnë të mbrojnë votën e qytetarëve.

    “I bëjmë thirrje komisionerëve që të vazhdojnë ta mbrojnë deri në fund të procesit”, tha Mustafa.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!