Lëvizja Vetëvendosje prin me 40.89 për qind të votave pas numërimit të 97.37 për qind të votave, apo 2 mijë e 517 kutive nga 2 mijë e 533 kuti sa janë gjithësej, sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të përditësuara në ora 16:32, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Aktualisht edhe për 16 vendvotime s’dihen rezultatet.
Deri tani, PDK renditet e dyta me 22.06%, LDK e treta me 17.62%, kurse AAK 7.46%.
Ndërsa Koalicioni Lista për Familje ka marrë 2.29%.
/Reporteri.net/