×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 35% të numëruara, ja sa vota me postë i morën Edona Llaloshi e Nezir Kraki në Diasporë

    Reporteri
    02 Mars 2025 | 11:57

    Komisioni Qendror Zgjedhor ka përditësuar të dhënat e votave me postë në diasporë mbrëmë në ora 23:24.

    Nga 67 vendvotime të numëruara nga 188 sa janë gjithsej, kandidatja për deputete nga radhët e Vetëvendosjes, Edona Llalloshi deri tani ka marrë një mijë e 805 vota, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në anën tjetër, kandidati për deputet i GUXO, Nezir Kraki ka marrë një mijë e 668 vota nga 35.64% sa janë të numëruara aktualisht të votave me postë.

    Pesëshja e parë e Vetëvendosjes nga votat me postë deri tani, është: Albin Kurti, 10 mijë e 236 vota, Glauk Konjufca 8954, Faton Peci 5797, Xhelal Sveçla 5644 dhe Hekuran Murati me 5588.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!