×
  • Lajme
  • Lajme / LAJMI I FUNDIT

    Një muaj paraburgim të dyshuarës për spiunazh

    Reporteri
    02 Mars 2025 | 16:46

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh të dyshuarës për spiunazh, J.Gj.

    Lajmin e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, zëdhënëse e kësaj Gjykate.

    Masa e paraburgimit, të dyshuarës iu caktua nga gjykatësi i procedurës paraprake, pas mbajtjes së seancës dëgjimore.

    Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), të premten (28 shkurt 2025) njoftoi se pas zhvillimit të hetimeve disamujore, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë Kundër Terrorizmit dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, në regjionin e Mitrovicës ka arrestuar të dyshuarën për spiunazh.

    E njëjta, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale është ndaluar prej 48 orësh dhe për momentin nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës janë duke u kryer bastisje në banesën e të dyshuarës, me qëllim të sigurimit edhe të provave tjera material. Ndërkohë, prokurori i shtetit, ndaj të dyshuarës do të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zhvillimin e suksesshëm të procedurës penale”, thuhej në njoftim.

    J.Gj., dyshohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Spiunazhi”, nga neni 124, paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!