Me “Natën e Zjarreve” sonte përfundon manifestimin gjithëpopullor në kujtim dhe nderim të Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroizmit të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, si dhe të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Aktivitete të shumta janë shënuar më 5 dhe 6 mars, në 27-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari.
Sot, në ditën e tretë të Epopesë, nga ora 19:00, fillon ndezja e flakadanëve në Kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Pas ndezjes së flakadanëve, në ora 19:30 do të vazhdojë manifestimi “Nata e Zjarreve” me program kulturo-artistik në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.
Dje presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, kryekuvendari Glauk Konjufca kanë bërë homazhe për 27-vjetorin e ngjarjes, flijimin e familjes Jashari, duke u përjetësuar në historinë shqiptare.
Përveç tyre, homazhe bënë edhe personalitete të tjera të ekzekutivit dhe të qeverisjes lokale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.