×
  • Lajme
  • Shqipëria

    8 Marsi, Veliaj nga paraburgimi: Kam lënë porosi që nesër transporti publik në Tiranë të jetë falas për gratë dhe vajzat

    Reporteri
    07 Mars 2025 | 18:44

    Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj me anë të një postimi në rrjetet sociale ka shkruar se ka lënë porosi që nesër, me rastin e 8 marsit, transporti publik në Tiranë të jetë falas për gratë dhe vajzat.

    Veliaj shkruan se zonjat, nënat, vajzat japin çdo ditë kaq shumë nga dashuria, përkushtimi dhe këmbëngulja e tyre qytetit

    Postimi i plotë i Erion Veliajt:
    8 Marsi, Veliaj: Kam lënë porosi që nesër transporti publik në Tiranë të jetë falas për gratë dhe vajzat

    Nesër është 8 Marsi dhe u lashë porosi kolegëve të Bashkisë që, të gjitha nënat, zonjat, dhe vajzat, të cilat i japin çdo ditë kaq shumë nga dashuria, përkushtimi dhe këmbëngulja e tyre qytetit, të udhëtojnë FALAS në të gjitha linjat e transportit urban të Bashkisë së Tiranës.

    Faleminderit për punën tuaj të jashtëzakonshme!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!