Komuna e Deçanit që drejtohet nga Bashkim Ramosaj i AAK po planifikon të ketë më në nivel organizmin e brendshëm dhe sistemin e vendeve të punës.
Angazhimi i një eksperti të jashtëm për mbështetje në organizimin e brendshëm dhe sistematizim e vendeve të punës dhe standardizimin e përshkrimeve të vendeve të punës në administratën komunale, paguhet 8 mije e 500 euro, sipas kontratës publike të Komunës.
Për këtë Komuna e Deçanit ka angazhuar Hajdin Ramadanin, i cili sipas kontratës do t’i ketë veç 60 ditë pune.
Për dhënien e kësaj kontrate është ndjekur procedura me kuotim.
Komuna e Deçanit fillimisht kishte planifikuar 9 mijë euro.
Njoftimi për dhënien e kësaj kontrate është dhënë më 17 mars 2025.