×
  • Lajme
  • Lajme / VIDEO

    Pas vizitës te varri i babait, Hashim Thaçi po qëndron te shtëpia e tij në Burojë me familjarët e ngushtë

    Reporteri
    21 Mars 2025 | 13:09

    Ish-presidenti Hashim Thaçi është sjellë nga Haga në Kosovë tri ditë pas varrimit të babait. Ai është lejuar të vizitojë varrin e babait të tij të ndjerë në Burojë të Skenderajt, ndërsa më vonë ka shkuar tek shtëpia e tij, për të qëndruar me familjarët e ngushtë.

    Nga Gjykata Speciale në një përgjigje për gazetën online Reporteri.net se Thaçit do t’i lejohet qëndrimi me familjarët e ngushtë.

    “Po. Për arsye bindëse humanitare, trupi gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë të mbikëqyryr në Kosovë për Hashim Thaçin që t’i bëjë nderimet dhe të jetë me familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara”, ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatë Speciale, Michale Doyle për Reporteri.net.

    Thaçi fillimisht vizitoi varrin e babait ku vendosi një kurorë me lule.

    Haxhi Thaçi, vdiq të dielën pas një sëmundje të rëndë, ndërsa u varros të martën në Burojë të Skenderajt.

    Ai një kohë ishte i shtrirë në spital, për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore.

    Pak ditë para se ai t’i mbyllte sytë, atë në spital e vizitoi djali i tij, ish-presidenti Hashim Thaçi. Thaçi të enjten e kaluar qëndroi në Kosovë nën masa të rrepta sigurie, ndërsa babai i tij mbylli sytë tri ditë më pas./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!