Presidentja Vjosa Osmani po përfaqëson Kosovën në Takimin e nivelit të lartë të Procesit Aqaba për Ballkanin III, i cili po mbahet në Sofje.
Në kuadër të këtij samiti, ajo është takuar sot me Mbretin e Jordanisë, Abdullah II dhe presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev, me ftesë të të cilëve po qëndron atje.
“Me Mbretin Abdullah II të Jordanisë dhe Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, në Takimin e Aqaba në Sofje, për ta nxitur bashkëpunimin, dialogun dhe stabilitetin rajonal”, ka shkruar Presidentja Osmani.